Friday, November 29, 2024

(Video) Futboll Femra-Vllaznia, fiton gjysmëfinalen e parë me Partizanin në transfertë. Finalja shumë pranë, kualifikimi vendoset me 7 maj në Shkodër

Lexo

Partizani 0-3 Vllaznia

(Shënues: Klaudia Borçi 10′, Rrezona Ramadani 75′, Ersi Lufo 79′)

Partizani:Spaho,Dedgjonaj,Mema,Loci(Bushi 80),Koka(Xhabrahimi 88),Beqiraga,L.Gashi,Metalla,Kotarja,E.Gashi,Xheci(Saliaj 46) Trajner:Aurora Seranaj

Vllaznia:Odell,Curraj,Bajraktari,Maliqi,F.Berisha(Ramadani 73),Borçi(Lufo 60),Franja,G.Berisha(Shala 79),Gjini,Gjergji(Vuksani 60),Jamada(Kodra 46) Trajner:Nikolin Leka

Gjyqtarë: Eglantina Pjetrushaj, Mirjeta Salla, Orjola Zagolli, Emanuela Rusta. Delegat:Endi Hyka

Kanë filluar sot ndeshjet e fazës përfundimtare të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për femra, “Final 4”, Partizani – Vllaznia dhe Tirana – Apolonia, një formulë që aplikohet për herë të parë nga Federata Shqiptare e Futbollit

Në “Arenën e Demave” Partizani ka pritur Vllazninë në orën 12:00, në një ndeshje e cila pati si protagonist skuadrën shkodrane, jo vetem për rezultatin e pastër 0 me 3, por edhe për dominimin dhe rastet e shumta të tjera për gol nga ana e kuqebluve.

Sfida në fjalë është hapur me gol nga Vllaznia, kur që në minutën e dhjetë ka qënë futbollistja e re dhe me shumë perspektivë Klaudia Borçi, e cila tund rrjeten e Partizanit vendas të mbrojtur nga portjerja Spaho.

Partizani bën të gjitha përpjekjet për të reaguar në kërkim të golit të barazimit, por nga ana tjetër është Vllaznia që ka raste të tjera të pastra për të thelluar avantazhin. Gjithësesi, në mbyllje të pjesës së parë, Vllaznia shkon në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli.

45 minutat e dyta, gjatë të cilave trajneri Nikolin Leka hodhi në fishë edhe lojtaret e tjera nga stoli, si  Vuksani, Shala, Ramadani, Lufo, Kodra vijojnë të jenë sërishmi nën diktatin e Vllaznisë. Madje, edhe dy golat e tjerë të Vllaznisë në këtë pjesë loje vijnë nga lojtaret e stolit.

Fillimisht është Rrezona Ramadani që me golin e saj e çon në 0 me 2 avantazhin e Vllaznisë, ndërkohë që në të 79-tën është Ersi Lufo që shënon edhe të tretin duke vulosur rezultatin e kësaj ndeshje, 0 me 3 në favor të Vllaznisë.

Me këtë avantazh të tre golave, skuadra kuqeblu pret e qetë ndeshjen e kthimit, e cila është planifikuar të luhet me datë 7 maj në stadiumin “Loro Boriçi” duke qënë optimiste për kualifikimin në finalen e madhe të Kampionatit Kombëtar në kërkim të fitimit të titullit të 11-të kampion radhazi.

Kujtojmë që sipas vendimit të marrë nga FSHF, finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndërsa, dy ekipet që nuk kalojnë në finale do të zhvillojnë një ndeshje me një takim, për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt, me ndeshjen që do të luhet po në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipi kampion i “Abissnet Superiore” në futboll femra do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.

(Video) Partizani-Vllaznia 0-3. Futboll femra, gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Kombëtar, faza Play Off.

Fatos LAMAJ

https://www.youtube.com/watch?v=af2GM_3cCmU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img