Në Santa Susanna të Barcelonës është mbajtur Kongresi i 86-të Shoqatës Ndërkombëtare të Shtypit sportiv AIPS. Mes 94-të vendeve të Botës, pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria me dy përfaqësuesit e saj të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv ASPA(AIPS), Erwin BAKU sekretar i përgjithshëm i kësaj shoqate, si dhe gazetarin sportiv nga Shkodra, Gaspër MARKU. Në përfundim të aktivitetit, Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të shtypit sportiv AIPS Gianni Merlo, dha një prononcim për Veriu Sport, intervistuar nga Erwin BAKU sekretar i përgjithshëm i ASPA, ku ndër të tjera njëshi i gazetarëve sportive botërore Merlo përcolli mesazhin konkret, sidomos për gazetarët e rinj sportiv shqiptar.
(Video) Intervista e Presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të shtypit sportiv AIPS Gianni Merlo, realizuar nga nga Erwin BAKU sekretar i përgjithshëm i ASPA.