Wednesday, May 29, 2024

Basketboll Femra-Tirana e femrave shpallet kampione pas 25 vitesh

Lexo

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra ka luajtur të premten takimin e 4-të të finales së titullit “kampion”, aty ku u përballën me njëra-tjetrën Tirana dhe Flamurtari, duke kurorëzuar si më të mirat, pas 25 vitesh, vajzat bardheblu të koshit. Sikundër të gjitha ndeshjet  më të spikatura, edhe ndeshja që u luajt në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, këtë radhë në kanalin RTSH 3.

Tirana ishte vetëm një hap larg këtij trofeu, ndërsa i pati fituar dy ndeshjet e para, përkatësisht 61-57 në Vlorë dhe 60-53 në Tiranë. Por Flamurtari e mundi Tiranën 63-60 në të 3-tën në Vlorë, duke e çuar në ndeshjen e 4-t duelin e titullit të kampiones së re të vendit në koshin e femrave. Dhe kjo sfidë e 4-t ka parë vetëm një skuadër në parket, atë të Tiranës, të drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj, e cila ka vendosur që në fillim autoritetin e saj, duke vijuar ta thellojë deri në fund.

Kështu, vajzat bardheblu e kanë fituar 10-minutëshin e parë, 18-8, dhe, ndonëse vlonjatet reagojnë, duke e fituar atë të dytin 16-12, është Tirana që shkon në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me 6 pikë epërsi, 30-24. Por ka qenë krejt ndryshe 10-minutëshi i 3-të, që është fituar nga skuadra kryeqytetase me 10 pikë epërsi, 22-12, dhe pas një gjysmë ore lojë, Tirana kryeson me 16 pikë epërsi, 52-36. Edhe 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë Tiranën të mbizotërojë dhe ta fitojë këtë fraksion loje 19-15 dhe gjithë takimin 71-51 dhe duke e mbyllur kështu në 4 ndeshjen çështjen e titullit të kampiones së re të vendit në koshin e femrave, në një sezon që ka parë Flamurtarin të fitojë Kupën e Shqipërisë, Partizani Superkupën dhe Tirana titullin.

Tirana shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për femra. Vajzat bardheblu kanë mposhtur Flamurtarin në “Feti Borova”, çojnë në 3-1 serinë e finaleve dhe fitojnë trofeun që mungonte prej 25 vitesh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img