Saturday, November 23, 2024

Brdaric: “Rezultati nuk ishte deçiziv. Sukses i madh për klubin, tani gjithçka është i hapur për “Final 4”

Lexo

Vllaznia humbi me rezultat të thellë 1-5 kundër Skënderbeut në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, u shpreh:

“Sot ishte një ndeshje speciale sepse shumë lojtarë i lamë pushim për t’u rikuperuar dhe i dhamë disa lojtarëve minuta në Superligë. Jemi një situatë të mirë sepse rezultati nuk ishte deçiziv. Për lojtarët e rinj ishte një ditë e mirë për të treguar cilësitë e tyre. Shënuam një gol me Halilin. Në pjesën e parë u mbrojtën mirë, kurse për të dytën nuk dua të flas.

Objektivi i parë për Vllazninë ishte për të shkuar në “Final 4” dhe i dyti për të shkuar në Konferencë Ligë. Sukses i madh për klubin dhe tani gjithçka është i hapur për “Final 4”.

Mendoj që në gjysmëfinale do të jemi kundër Partizanin. Të gjitha ndeshjet do t’i marrim me profesionalizëm, me ekipin e plotë. Jam shumë i kënaqur që arritëm “Final 4” dhe tani duhet të përqendrohemi për javët në vazhdim.

Finale Vllaznia kundër Skëndërbeut? Do të jetë ndryshe… edhe un do të luaj në finale (qesh).

Kalova 2 vjet jashtë Shqipërisë dhe nuk i pashë këta lojtarë teksa zhvilloheshin. Mendoj që kemi në përbërje lojtarë të rinj dhe me potencial. Hap pas hapi mundemi ti implementojmë gjatë të ardhmes.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img