Saturday, November 23, 2024

Shorti për finalet e ‘Final Four’/ Duka: Garë e luftuar që nga dita e parë. Futbolli sjell zhvillim përmes rezultateve

Lexo

Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu, katër ekipet pjesëmarrëse në “Final-Four”, kanë mësuar tashmë rrugën e tyre drejt titullin kampion.

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, pas ceremonisë së hedhjes së shortit vlerësoi se kjo ishte një garë e luftuar dhe sportive që nga dita e parë e kampionatit.

“Do doja ti falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë kompeticion, trajnerët, stafet, drejtuesit e klubeve, dhe të gjithë tifozët që e e kane mbështetur këtë kampionat dhe kanë besuar te kjo lojë dhe te kjo garë.

Kjo ka qenë garë e luftuar, garë sportive, nga dita e parë, veçoritë e këtij kampionati kanë pasur fare pak dallim të rezultateve në shtëpi dhe jashtë saj, nuk ndikon shumë elementi fushë, që për mendimin tim tregon një lloj emancipimi të skuadrave dhe tifozërive të tyre në marrëdhënie dhe në sjellje me garë.”

Sipas kreut të FSHF-së, futbolli sjell zhvillim përmes rezultateve.

“Tashmë jemi në fazën finale të kampionatit të ri Abisent Superiore me katër skuadra të cilat do të ndajnë mes tyre, garojnë mes tyre për të përcaktuar se kush është fituese i edicionit.

Është me rendësi që futbolli te sjellë zhvillim, dhe ajo vjen përmes rezultateve. Mbetet një turne emocional që do të përcaktohet në një studium si Air Albania.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img