Saturday, July 27, 2024

Shehi: “Nuk mendoj që na ka buzëqeshur shorti, kënderbeu është një skuadër e re që të dëmton nga momenti në moment”

Lexo

Në letër, Skënderbeu dukej rivali më i lehtë, por Orges Shehi nuk mendon aspak që Skënderbeu është një rival i lehtë, pasi shanset sipas tij janë 50-50. Shehi vlerëson atë që korçarët kanë dhënë deri në këtë pikë të sezonit, por është i vetëdijshëm se kanë një bonus të rëndësishëm, faktin që luajnë në “Air Albania” ku pret që të shumtë të jenë tifozët e kuq:

“Nuk mendoj që na ka buzëqeshur shorti, ishim koshientë që të 4 skuadrat i kanë shanset e barabarta. Nuk është letra ajo që vendos por ajo që skuadrat kanë prodhuar dhe dhënë në fushë. Patjetër që luajmë në një stadium që ne e kemi shkelur më shumë se të tjerët, por nuk është determinante. Mendoj dhe besoj që skuadra do të mbështetet nga tifozët pasi e kanë bërë gjatë gjithë kampionatit, e pres edhe tani në “Final 4″.

Do të jemi të vëmendshëm për të marrë maksimumin dhe për të kënaqur tifozët në stadium. Unë mendoj se mund të jetë si një ndeshje Kupe, nuk do të mendojmë që kemi dy rezultate në favor, Skënderbeu është një skuadër e re që të dëmton nga momenti në moment. Pas këtyre fitoreve shpresoj të vazhdojmë në vazhdën e tyre”, deklaroi Shehi për mediat.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img