Wednesday, December 18, 2024

Brazil-Përmbytjet detyrojnë Federatën e Futbollit të pezullojë kampionatin

Lexo

Përmbytjet shkatërruese që goditën Brazilin kanë bërë që Federata e Futbollit të Brazilit (Cbf) të pezullojë dy javë të Brasilerao, kampionatin kombëtar të futbollit.

CBF “vendos të pezullojë të gjitha ndeshjet e futbollit të të gjitha klubeve të Serisë A deri më 27 maj”, duke shtyrë në mënyrë efektive të gjithë ndeshjet javës së shtatë dhe të tetë, njoftoi presidenti, Ednaldo Rodrigues në një deklaratë.

“Brazili – kujton Cbf – është goditur tragjikisht nga një tragjedi mjedisore e paprecedentë në histori, e cila ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë te miliona njerëz në shtetin e Rio Grande do Sul dhe, rrjedhimisht, në futbollin e luajtur në Brazil”.

Interi dhe Gremio, klubet nga qyteti i Porto Alegre që ishin ndër më të prekurat nga përmbytjet, ishin mes 15 klubeve, nga njëzet, që kishin kërkuar pezullimin e kampionatit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img