“Jam i kënaqur me atë që treguam në pjesën e parë. Krijuam aksione të bukura, mund të konkretizonim që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë vuajtëm, na u deshën 10-15 minuta për të marrë veten. Andorra është skuadër e vështirë, bën presing. Do të isha i kënaqur me një 2-0, por edhe 1-0 është mire, duhet të shikojmë përpara me besim. Kemi luajtur në këtë ndeshje me pesë lojtarë në fazën sulmuese, do të kërkoj të shfrytëzoj në maksimum këtë grup. Kalendari është i ngjedhur, do ketë hapësira dhe për të rinjtë, do të përdoren të paktën 20 lojtarë në këto tri sfida. Do të shikojmë dhe nëse do të dalin element të rëndësishëm, që mund të na japin një dorë në të ardhmen. Ishte e vështirë për sulmuesit, Ata luanin me pesë mbrojtësa, nuk kishte hapësira. Në situate të tilla, mesfusha duhet të jetë më e fortë. Është ndeshja e parë dhe duhet të kënaqemi me pikët. Do të isha i kënaqur nëse kundër Anglisë do të luanim ashtu siç bëmë në 45 minutat e para me Andorrën. Lojtarët nuk duhet të bien pre e provokimeve. U detyrova të zëvendësoja Manajn dhe Memushajn për shkak të kartonëve”, u shpreh tekniku kuqezi, Edi Reja në konferencën për shtyp dhënë menjëherë pas ndeshjes Andorrë-Shqipëri 0-1 për mikrofonin e RTSH-së.