Friday, November 22, 2024

U përfol për të luajtur me Shqipërinë, talenti shkodran Brajan Gruda, stërvitet me Gjermaninë. Zbehen shanset për t’u veshur kuqezi

Lexo

Talenti shqiptar është thirrur nga trajneri i përfaqësueses gjermane që të stërvitet me ekipin e pare.

Zbehen shanset e Shqipërisë për të parë Brajan Grudën të veshur kuqezi. Talenti shqiptar është ftuar së fundmi nga trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman që të stërvitet me skuadrën që do të marrë pjesë në Euro 2024.

Talenti i Mainz është pjesë e përfaqësueses gjermane të 21-vjeçarëve, por është monitoruar dhe nga përfaqësuesja kuqezi. Gjithsesi, kjo lëvizje e fundit duket se i ka zbehur së tepërmi mundësitë për të vëshur fanellën e Shqipërisë. Gruda do të stërvitet me Gjermaninë deri të premten e ardhshme, së bashku me Roko Raitz, si zgjedhje e trajnerit Nagelsman për dy të rinj premtues.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img