Friday, November 22, 2024

FUTBOLL: Qatip Osmani bëhet trajner i ekipit STRUGA TL. Përgatitjet për garat europianie fillojnë më 5 Qershor

Lexo

Klubi i futbollit Struga Trim Luma, kampion i dyfishtë i Maqedonisë së Veriut, nga  dita e sotme  zyrtarisht  ka  trajner Legjendën e  futbollit  dhe  trajnerin më të suksesshëm shqiptar në vendin tone Qatip Osmani

Drejtori  sportive Besar Isaku  ka prezantuar  sot  trajnerin  Qatip Osmani  së bashku me ndihmësin e tij Bashkim Livoreka  me të cilin ka shënuar  sukseset  si strateg të futbollit në ekipin e Shkëndijës, Renovës dhe gjashtë muaj në ekipin Vllaznia të Shkodrës

“Me kënaqësi mund të them se arritëm marrëveshje  me drejtuesit e klubit Struga Trim Lum që të drejtoj ekipin në kampionatin 2024/2025. Qëllimi im dhe i klubit mbetet  që Struga  Trim Lum të prezantohet denjësisht në garat  evropiane dhe  të luftoj për titullin e tretë kampion. Me  përgatitje  për sezonin e rid he  garat  evropiane  startojmë më 5 qershor”  ishin fjalët e par  të tanimë trajnerit të ri të kampionit vendor Struga Trim Lum, Qatip Osmani

Kujtojmë se tandem  Qatip Osmani dhe Bashkim Livoreka me ekipin e Shkëndijës  kanë fituar tre tituj kampion, 1 kupë dhe një superkup. Në stafin teknik te ekipit  vazhdojnë të mbeten  Meriton Gega dhe  Dardan Miftari.

Shaban Sinani-Gazetar sportiv-Tetovë, Maqedoni e Veriut

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img