Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka pritur ditën e djeshme në ambientet e presidencës, futbollistët e ekipit të Egnatias, ndërsa këtë fitore të tyre ai e cilësoi si të merituar.
“Presidenti i Republikës përcolli përgëzimet për këtë arritje historike të skuadrës së qytetit të Rrogozhinës, e cila hyri në librin e artë të kampionëve të Shqipërisë. Presidenti i Republikës e konsideroi fitoren e tyre të merituar dhe u shpreh se rezultati i arritur do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, pasi u dëshmua triumfi i arritur përmes investimit serioz, sakrificave dhe frymës së përbashkët të ekipit”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Lojtarët e Egnantias, i dhuruan presidentit fanellë me emrin e tij.
“Kreu i Shtetit përcolli një falënderim të veçantë për presidentin Agim Demrozi, ndërsa inkurajoi ekipin të vazhdojë me këtë frymë angazhimi në futbollin shqiptar. Në shenjë falënderimi për pritjen e rezervuar, lojtarët e skuadrës kampione i dhuruan Presidentit Begaj fanellën e Egnatias me dedikimet personale”, shkruhet në njoftim.