Saturday, July 27, 2024

“Me kampionët e Shqipërisë”, Begaj pret në Presidencë Egnatian, presidenti Demrozi i dhuron fanellë me emrin e tij

Lexo

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka pritur ditën e djeshme në ambientet e presidencës, futbollistët e ekipit të Egnatias, ndërsa këtë fitore të tyre ai e cilësoi si të merituar.

“Presidenti i Republikës përcolli përgëzimet për këtë arritje historike të skuadrës së qytetit të Rrogozhinës, e cila hyri në librin e artë të kampionëve të Shqipërisë. Presidenti i Republikës e konsideroi fitoren e tyre të merituar dhe u shpreh se rezultati i arritur do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, pasi u dëshmua triumfi i arritur përmes investimit serioz, sakrificave dhe frymës së përbashkët të ekipit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Lojtarët e Egnantias, i dhuruan presidentit fanellë me emrin e tij.

“Kreu i Shtetit përcolli një falënderim të veçantë për presidentin Agim Demrozi, ndërsa inkurajoi ekipin të vazhdojë me këtë frymë angazhimi në futbollin shqiptar.  Në shenjë falënderimi për pritjen e rezervuar, lojtarët e skuadrës kampione i dhuruan Presidentit Begaj fanellën e Egnatias me dedikimet personale”, shkruhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img