Friday, September 20, 2024

(Video) Kombëtarja e madhe nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo kryen seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, të premten nisja drejt Austrisë

Lexo

Kombëtarja shqiptare ka kryer pasditen e së enjtes në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë fillimisht punuan në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës, aty ku zhvilluan seancën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë janë stërvitur 25 lojtarë, të cilët morën ngarkesë të plotë fizike. Portieri Elhan Kastrati nuk është stërvitur me grupin për shkak të një gjendje gripale. Në këtë séance stërvitore me ekipin A u bashkuan edhe dy lojtarë nga Kombëtarja U-21, Rejan Alivoda dhe Erald Maksuti. Ndërsa Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi pritet të bashkohen me grupin në Austri.

Kombëtarja niset të premten nga Tirana Austrisë, ku do të përgatitet dhe do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

(Video) Stërvitja e Kombëtares  në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img