Saturday, November 23, 2024

Merkato- Erald Çinari dhe Bruno Dita, pritet të kalojnë nga Shkëndija e Tetovës te Vllaznia dhe Elbasani. Shkodrani Aleksandër Trumçi, nga Ballshi në Tetovë

Lexo

Në klubin e futbollit shqiptar, Shkëndija e Tetovës priten lëvizje në merkaton e veres. Gjatë ditës së sotme në mjesidin tetovar kanë qarkuar zëra të besueshëm se dy futbollistët shqiptar, shkodrani Erald Çinari dhe tiranasi Bruno Dita, po përgatisin dokumentacionin e largimit nga Shkëndija e Tetovës duke pasur si destinacion, Çinari Vllazninë dhe Dida Elbasanin.

Lajmin në fjalë e konfirmon edhe media maqedonase “Sport.mk”, e cila bën me dije lëvizjen në fjalë, e cila pritet të bëhet publike ditën e shtunë, ditë kur skuadra tetovare ka të programuar një seancë stërvitore, gjatë së cilës do të evidentohen edhe lëvizjet në fjalë.

Në të njëjtën kohë, krahas largimeve, në klubin tetovar priten edhe afrime, ku njëri prej tyre është tashmë i njohur. Bëhet fjalë për futbollistin shkodran, 23 vjeçarin Aleksandër Trumçi, futbollist ky i rritur tek KF Shkodra dhe më pas për katër sezonë i aktivizuar në formacionin e Bylisit të Ballshit në kategorinë e parë dhe Superiore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img