Borusia Dortmund-Real Madrid, e mbyllin pjesën e parë në barazim, 0-0, me gjermanët më dominues në këtë 45 minutësh. Tifozë në fushë, ndeshja ndalet që në sekondat e para

Pjesa e parë e finales së Ligës së Kampioneve në mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid, e cila po luhet në  “Wempli” të Londrës që nga ora 21:00, është mbyllur në barazim 0 me 0. Një 45 minutësh më i mirë për gjermanët të cilët kanë pasur më shumë iniciative duke rrezikuar seriozisht portën madriline, ndërkohë që Reali ka qënë më tepër në pritje duke rrezikuar më pak portën e Këbel.

Rastet me tipike i ka pasur Dortmundi që ka shkuar dy herë shumë pranë golit. Në fillim Adejemi dhe më pas Fyllkryg kanë qenë mjaft pranë shënimit të golit për ekipin e drejtuar nga Terziç.

Për t’u theksuar është se finalja e Champions League u ndal që në sekondat e para pasi katër tifozë janë futur në fushën e lojës. Punonjësve të sigurisë u është dashur kohë për t’i ndaluar duke bërë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta. Duke shënuar një rast historit ky për një finale të Ligës së Kampioneve të Europës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu