Sunday, November 24, 2024

(Video-Intervista) Fitoi 3-1 ndaj Luksemburgut, trajneri i kombëtares futboll femra, Armir Grima, i kënaqur me skuadrën dhe vendin e parë në grup

Lexo

Me fitoren 3 me 1 ndaj kombëtares së Luksemburgut, Shqipëria e futbollit femra arrin një rezultat historik duke u renditur e para e grupit C5 duke siguruar Play-Off-in e Europianit “Zvicër 2025”. Krahas futbollisteve kuqezi, një meritë tyë veçantë në këtë sukses ka edhe trajneri i kombëtares, shkodrani Armir Grima, i cili në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes shprehet shumë i kënaqur për suksesin e arritur, ndërkohë që përcjell falenderime për vajzat utbolliste të kombëtares shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur për fitoren, sepse kjo skuadër në ndeshjen e parë në Luksemburg na vuri në vështirësi. Me këtë rast, përgëzoj vajzat e kombëtares sonë që zbatuan më së miri detyrat e dhëna para ndeshjes. Grupi që ne u kualifikuam për më lart është realisht një grup i vështirë, por ne e meritojmë të jemë mes skuadrave të këtij grupi.”, tha trajneri Grima, në fillim të prononcimit të tij.

Duke folur për të vazhdimësinë, Grima, theksoi:”Ne si kombëtare kemi nevojë për një frymë më të re, për element të ri, për të cilën po shohim elementët që na ofrohen. Ishte kjo arsyeja, që edhe në përballjen me Luksemburgun aktivizuam dy vajza të reja, për t’i motivuar në të ardhmen e tyre.”

Në vijim të prononcimit të pasndeshjes me Luksemburgun, trajneri Grima, foli edhe për tifozërinë, e cila nga ndeshja në ndeshje ka ardhur duke u rritur në numër, gjë që u pasqyrua edhe në ndeshjen e fundit, ku tribuna qëndrore e “Elbasan Arela” ishte e mbushur me tifozë.

(Prononcimin e plotë në video të trajnerit të kombëtares Armir Grima mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.)

Fatmir POPJA-“Elbasan Arena”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img