Federata Shqiptare e Atletikes organizoi diten e enjte në qytetin e Korçës Kampionatin Kombëtar të kategorisë së moshës U-18. Aktivitet në të cilin konkuruan edhe dy ekipet e Vllaznisë për meshkuj dhe femra. Në konkurimin individual, atletët kuqeblu spikaten në fitimin e tetë vendeve të para dhe njëkohësisht edhe titujve kampionë për vitin 2020 në kategorinë e moshës së tyre. Titujt kampionë individual mbajnë firmen e atletëve, Endri Hoxha, Kolindo Kiri(2), Glenis Haxhiaj, Erisa Rrasa(2), Sara Malaj, stafetë 4×100 metra për meshkuj. Vllaznia kishte si objektiv të fitonte titullin kampion edhe si ekip, i cili do të ishte i 12-ti për këtë kategori moshash, por këtë radhë trofetë për femra dhe meshkuj i fitoi ekipi vendas Skenderbeu duke e zbritur Vllazninë në vendin e dytë si për meshkuj dhe femra.
Rezutatet teknike të atletëve shkodranë:
Meshkuj
110 m/pengesa vendi 1 Endri Hoxha, vendi dyte Genald Selhanaj.
Kesrcim se gjati Vendi i pare Kolindo Kiri, vendi dyte Erdi Duka.
Kercim 3 -hapesh vendi pare Kolindo Kiri, Agustin Kiçi vendi i dyte.
Kercim se larti vendi i pare Glenis Haxhia , vendi i dyte Mateo Marku.
4×100 m vendi pare Glenis Haxhia, Renato Rolba, Kolindo Kiri, Rigers Haxhia.
Klasifikimi ekipir Meshkuj vendi i dyte 133 pike.
Femra
Kercim se gjati Vendi i pare Erisa Rrasa.
Kercim 3-hapesh vendi i pare Erisa Rrasa.
Kercim se larti vendi i pare Sara Malaj.
Klasifikimi ekipor Femra vendi i dyte 65 pike