Kampionati Europian, ngriti siparin, nën një ceremoni spektakolare. Momente shumë të bukura me ngjyra të shumta dhe flamuj, ndër ta cilët ishte edhe ai i Shqipërisë, që gjithashtu merr pjesë në Euro 2024.
Në një “Allianz Arena” të mbushur plot e për plot, ceremonia dhuroi emocionet e para, ku nuk munguan edhe fishekzjarret, për t’i lënë më pas gjithçka fushës.
Ceremonia hapëse, ishte para ndeshjes mes Gjermanisë organizatore dhe Skocisë. Gjithashtu kishte një ceremoni nderimi edhe për Beckenbauer, i ndarë nga jeta në fillim të këtij viti.