Saturday, September 21, 2024

Pas pak, supersfida, Itali-Shqipëri Euro 2024. Publikohen formacionet zyrtare, kuqezinjtë me Brojën në majë të sulmit

Lexo

Pas pak, ora 21:00, nis suprsfida, Itali-Shqipëri e vlefshme për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, Grupi B. Kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo, do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe dhe të marrë një rezultat pozitiv. Nuk do të jetë e lehtë, për shkak se përballë do të jenë kampionët në fuqi.
Në ndeshje zyrtare, Shqipëria dhe Italia, janë përballur mes tyre në katër raste, ku axurët kanë fituar në të katërta rastet. Gjithashtu, italianët kanë shënuar 7 herë, kundrejt vetëm një goli të Shqipërisë.


Të dy ekipet do ta nisin ndeshjen me këto formacione:
Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco, Jorginho, Pellegrini, Barella, Frattesi, Scamacca, Chiesa. Trajner: Spalletti.
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani, Broja. Trajner Sylvinjo

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img