Arbër Hoxha u hodh në fushë në minutën e 68-të në duelin ndaj Italisë, duke zënë vendin e Jasir Asanit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare, foli pas këtij dueli, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Klan Kosovës”, u shpreh:
“Një ëndërr e bërë realitet. Edhe pse sot humbëm, e filluam ndeshjen mirë. Shënuam gol, por pësuam 2 gola shumë shpejt. Provuam të ktheheshim në pjesën e dytë me disa raste, por nuk shënuam dhe humbëm. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës me Kroacinë dhe shpresoj te një rezultat pozitiv.
Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme kur u futa në ndeshje. Dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët anë e mbanë që ishin prezentë në stadium.
Çdo minutë që do ta kem për Kombëtaren, do të japim makisimin, sepse është një ndjenjë e jashtëzakonshme.