Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj dha opinionin e tij pas duelit ndaj Italisë, ku kuqezinjtë u mposhtën me përmbysje 2-1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, shkodrani deklaroi:
“Ishte bukur të shënonim shumë shpejt, por ishte shumë shpejt t’i shënoje Italisë.
Duhet të ishim të kujdesshëm për golat e pësuar. Ata janë kampionët, ishin lojtarë të fortë, kanë shumë potencial, gjenin hapësira. Duhet ta analizojmë më mirë dhe të shikojmë gabimet. Trajneri nuk foli pas ndeshjes. Do të bëjmë analizën nesër.
Na dhemb më shumë rast i Manajt, do të ishte një mbyllje e mirë dhe një forcë për në ndeshjet e ardhshme.
E dimë që do vuajmë, do rrimë mbrapa dhe do të presim kundërsulme. Duhet të jemi më të kujdesshëm mbrapa”, u shpreh Hysaj.