Sunday, September 29, 2024

Europiani i futbollit “Gjermani 2024”-Sot tre takimet e ditës së katërt

Lexo

3 takime mjaft interesante do të luhen ditën e sotme dhe janë të vlefshme për Euro 2024. Gjithçka do të startojë me sfidën mes Rumanisë dhe Ukrainës në orën 15:00 dhe do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih.

Ndërkohën në orën 18:00 në fushë do të zbresë Belgjika dhe Sllovakia. Ky duel do të luhet në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt. Belgët shihen si favoritë,ndërsa ndodhen në grupin E së bashku me Ukrainën dhe Rumaninë.

Mbrëmja nga krahu tjetër është e rezervuar e gjitha për duelin mes Austrisë dhe Francës.  Në “Merkur Spiel-Arena”,në Duseldorf “Gjelat” do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë rrugëtim,ndërsa konsiderohen si një nga skuadrat favorite për të triumfuar. Kilian Mbape do të zbresë në fushë me shiritin e kapitenit dhe e gjithë vëmendja do të jetë te ekipi i Didier Deshamp.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img