GJERMANI–HUNGARI 2-0
Musiala 22′, Gundogan 67′
Gjermania bëhet kombëtarja e parë që siguron kalimin e grupit në Europian. “Pancerat” triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Hungarisë, për të shkuar në kuotën e 6 pikëve, pas dy ndeshjeve të para.
Më këtë sukses, kombëtarja e Nagelsmann, siguron kalimin e Grupit A, ndonëse kanë edhe një ndeshje tjetër për të luajtur, atë ndaj Zvicrës.
Sa i përket ndeshjes me Hungarinë, Musiala zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të, pas një asisti të marrë nga Gundogan. Ky i fundit, ishte vendimtar edhe në minutën e 67-të, kur shënoi edhe të dytin e takimit, për të vulosur gjithçka.