Sunday, November 24, 2024

Volejboll Meshkuj Java e 9/Vllaznia mund Skenderbeun 3-1 dhe siguron fazën Play Off

Lexo

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka realizuar një fitore të rëndësishme në javën e nëntë të Kampionatit Kombëtar duke mundur në shtëpi Skenderbeun e Korçës. Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është fituar me rezultatin 3 me 1, por për të shkuar tek rezultati final në favor të kuqebluve, rivaliteti mes dy skuadrave ka qënë shumë i fortë.

Dëshmi e këtij rivaliteti janë setet dhe sidomos i parë, ku Vllaznia arriti ta fitonte me pikët shtesë, 27 me 25. Atë që nuk e bëri në setin e parë Skenderbeu e realizoi në setin e dytë teksa fiton me shifrat 20 me 25 duke bërë që rezultati me sete të barazohet në 1 me 1.

Me fitoren e setit të dytë, korçarët japin mesazhin se në Shkodër kanë ardhur për fitore. Dhe, në fakt dy setet e tjerë që përcaktojnë ekipin fitues janë mjaft të forta nga të dyja skuadrat duke shkuar drejt pikëve finale me barazime të shpeshta.

Pushimet e marra nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja i japin qetësinë e duhur kuqebluve ta mbyllin me sukses setin e tretë duke e fituar me shifrat 25-23. 2 me 1 me sete për Vllazninë, dhe tashme duket se formacioni kuqeblu me krye kapitenin Nikolin Qararena, Çekini, Jula, Jukni, Drinazi, Rrashketa, Kola(Libero1), Curraj, Preka, Taflaj, Lloshi, Leshi, Talani dhe Dibra(Libero2) është i papërmbajtshëm teksa fiton setin e katërt me shifrat 25-22 duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 1.

Një fitore kjo me shumë vlera që e rendit Vllazninë në vendin e dytë në grup me 18 pikë dhe së bashku me Erzenin kryesues me 19 pikë fitojnë të drejtën e kualifikimit në fazën Play-Off për të vijuar betejen e ballafaqimeve për titullin kampion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img