Saturday, November 23, 2024

(Video) Prag Shqipëri-Spanjë, publikohen formacionet zyrtare. Ish kapiteni i kombëtares Igli Tare, reagon për lënien në stol të Brojës

Lexo

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj. Trajner: Silvinjo

Spanja: Raja, Hesus Navas, Vivian, Laport, Grimaldo; Zubimendi, Mikel Merino; Ferran Torres, Dani Olmo, Ojarzabal, Hoselu. Trajner: Luis De La Fuente

Këto janë formacionet zyrtare të  ndeshjes, Shqipëri-Spanjë, për të cilin ka dhënë mendimin e tij ish kapiteni i kombëtares kuqezi, Igli tarre, ku mes të tjerash ka komentuar edhe mosaktivizimin e sulmuesit Armando Broja. Por, gjithësesi, duke folur për TV Klan, ai shprehu besimin se Shqipëria do të triumfojë.

“Nuk ka më bukur se të kthehem në stadiumin ku kam kaluar pjesën më të bukur të karrierës dhe është i mbushur me shqiptarë. Jam optimist. Te ky stadiumi i ri vij për herë të parë që nga viti 1992. Jam i mahnitur. Nuk kemi çfarë të humbasim, është një ndeshje që është e shkruajtur, rezultati është vetëm 1, duhet të luajmë pa emocione. Sot kemi një publik të mrekullueshëm. Publiku ka parë të bërë diferencën. Në qoftë se bëjmë të dy fazat e lojës në bllok, jam i bindur dhe shpresoj të kemi një rezultat pozitiv.  

Uroj që Silvinjo ta ketë kuptuar që Shqipëria ka emrin e vogël, por ka dimesion të madh tifozash, duhet t’i transmetoj edhe skuadrës. Kemi një grup që ka dëshirën të ndeshet si i barabartë. Kemi kualitetin për ta bërë këtë.  

Është e vështirë të komentosh zgjedhjet e trajnerit. Kjo skuadër ka nevojë për një lojtar si Broja që sulmon thellësinë. Spanja e mban topin 80%. Gjithmonë duhet të sulmojmë thellësinë. Kjo do të jetë shpresa e vetme që do Kemi. 2-1 për Shqipërinë”, u shpreh Tare.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img