Zrinjski Mostar – Vllaznia 0-1(Shënues: Balaj 4’)
Formacioni i Vllaznisë:: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Bajrami, Qato, Krymi, Deliu, Kahrimanoviç, Mala, Balaj. Trajner: Thomas Brdariç
Ka nisur në mënyrën më të mirë ndeshja miqësore e Vllaznisë ndaj ekipit boshnjak Zrinjski. Në takimin që po luhet në stadiumin “Mostar” të Bosnjes, tekniku Brdariç e ka nisur lojën me formacionin më të mirë duke hedhur në fushë emrat në të spikatur që ka në dispozicion. Qarri në portë, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Bajrami në mbrojtje, Qato, Krymi, Deliu, Kahrimanoviç në mesfushë dhe Mala me Balaj në sulm.
Ka qënë ky i fundit, kapiteni Bekim Balaj, i cili ka kaluar ekipin kuqeblu në avantazh që në minutën e katërt të ndeshjes. Një rezultat që ekipi kuqeblu vazhdon ta administrojë duke prezantuar një lojë të pëlqyeshme.
Në fokus të stafit si dhe të tifozëve shkodranë që kënë mbërritur në Bosnje për të ndjekur ekipin kuqeblu në këtë miqësore, janë sidomos lojtarët e rinj që i janë shtuar Vllaznisë në merkaton verore, të cilët përgjithësisht duket se po i kryejnë mirë detyrat e tyre në fushën e lojës.