Euro 2024-Rangnick: Austria nuk ka ardhur rastësisht deri këtu

“Do të thoshte shumë të arrije diçka që Austria nuk e ka arritur kurrë më parë. Jo shumë prisnin që ne të kalonim grupin, e lëre më vendin e parë, në grupin më të vështirë. Nuk është rastësi që jemi në 1/8 e finales.

Tani jemi këtu në Lajpzig, ku kam punuar për tetë vjet dhe ku shumë nga lojtarët e mi kanë luajtur ose janë ende të emocionuar”, ka thënë trajneri austriak, Ralf Rangnick, në prag të ndeshjes kundër Turqisë.

“Ne të gjithë i mbajmë këmbët në tokë, askush nuk mendon se kemi arritur ende diçka. Kampionati Evropian fillon tani për ne. Është e rëndësishme të kemi një fillim të ri sepse tani jemi në ndeshjet me eliminim direkt. Turqia është një skuadër e fortë me top dhe që vendos shumë pasion në ndeshje. Ne duhet të sjellim energjinë tonë, kemi nevojë për zemër dhe nerva të fortë”, ka thënë mes të tjerash Rangnick.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu