Sunday, September 29, 2024

Ekskluzive-Një tjetër shkodran firmos për kampionët e Kosovës. Mesfushori Uheid Hoxha i bashkohet Smajlit te FC Ballkani

Lexo

FC Ballkani duket i dashuruar me futbollistët shkodranë. Në harkun kohor të dy ditëve, për skuadrën kampione të Kosovës kanë firmosuar dy futbollistë të Vllaznisë. Pas mbrojtësit Geralb Smajli që sezonin e kaluar futbollistik e mbylli me kuqeblutë, sot ka bërë të njëjtën gjë edhe mesfushori Uheid Hoxha.

Uheidi, një futbollist shtatlartë, simpatik dhe krijues në lojën me topin, i lindur dhe rritur me uniformën e Vllaznisë, ka kaluar të gjithë ekipet zinxhir kuqeblu përfshirë edhe ekipin e parë, duke provuar të shpallet kampion me Vllazninë U-19 dhe U-21. Megjithëatë, falë hapësirave jo shumë të përshtashme, gjatë sezoneve të fundit, “bishtaleci” i Vllaznisë, siç e kanë quajtur tifozët kuqeblu, provoi disa përvoja të suksesshme në disa ekipe të kampionatit shqiptar dhe atij kosovar, të superiores dhe të kategorisë së parë.

Ndërkohë, stacioni i radhës i shtalartit, Uheid Hoxha është bashkimi me një nga skuadrat më të mira të rajonit. Që prej pasdites së sotme, kur ai firmosi në prezencë të presidentit të FC Ballkanit dhe babait të tij Qashif Hoxha, Uheidi është vënë në dispozicion të trajnerit tiranas, Ilir Daja

Veriu Sport, përfiton nga rasti t’i urojë sa më shumë sukses dy futbollistëve shkodranë, dhe po ashtu edhe FC Ballkanit, jo vetëm në Superligën e Kosovës, por edhe në Ligën e Kampioneve të Europës, në të cilën sezonet e mëparshme ka spikatur si një ndër skuadrat më të mira të rajonit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img