Tirana vazhdon që të përforcojë organikën në prag të sezonit të ri. Klubi kryeqytetas prezanton blerjen më të re. Qendërmbrojtësi Mahamadou Dembele, i rritur në akademinë e PSG-së, nga sot është zyrtarisht një lojtar i Tiranës.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin Mahamadou Dembele!
25-vjeçari francez është një prodhim i akademisë së PSG-së, teksa ka luajtur me skuadra si Salzburg, Troyes e Sitard. Dembele ka qenë gjithashtu pjesë kombëtares së Francës, që nga U16 deri në U21.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje në familjen bardh’ e blu!”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.