Friday, September 20, 2024

Spanja dhe Franca duan finalen, nis sfida

Lexo

Spanja dhe Franca, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Europianit.

Pritet një ndeshje e bukur dhe e luftuar, për shkak se luhet për finalen e madhe të Euro 2024.

Në një përballje si kjo, është e vështirë për të zgjedhur një favorit, pasi sfidohen dy nga pretendentët për trofeun.

Në tre raste Spanja dhe Franca janë takuar në fazën me eliminim direkt dhe fituesi ka arritur të ngrejë trofeun.

Një përballje me cilësi të lartë do të jetë ajo e mbrëmjes së sotme. Por vetëm një prej tyre do të shkojë në finale dhe mbi të gjitha, cilësia në mesfushë do të nxjerrë skuadrën fituese.

Pritet shumë nga të rinjtë e Spanjës që kanë emocionuar deri sot, ndërsa edhe më shumë nga ata të Francës të cilët ende nuk e kanë shfaqur më të mirën e tyre.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare për këtë takim.

FORMACIONET ZYRTARE:

Spanja: Simon, Nacho, Laporte, Cucurella, Jesus Navas, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Williams, Morata.

Franca: Maignan, Theo Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Kante, Mbappe, Dembele, Kolo Muani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img