Pas eliminit të Egnatias nga turi i parë i Champions League, tre ekipe të tjera të Superiores janë akoma në garë në Kupat e Europës. Partizani,Tirana dhe Vllaznia janë skuadrat që do të kërkojnë kualifikimin për më tej.
“Demat” do të përballen në transfertën malteze përballë Marsaxlokk. Pas sfidës së parë të përfunduar me shifrat 1-1,Partizani ka shumë shanse që të fitojë dhe të arrijë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadrat zbresin në fushë në orën 19:00.
Në krahun tjetër,Tirana do të përballet me Torpedo Kutaisin në “Elbasan Arena”. Edhe bardheblutë ashtu si “Demat” e kanë barazuar 1-1 ndeshjen e parë, teksa në “Elbasan Arena” fitorja është obligim. Kjo sfidë do të startojë në orën 20:00.
Ndërsa në orën 20:30, Vllaznia do të përballet kundër islandezëve të Valur. Shkodranët barazuan 2-2 në ndeshjen e parë, ndërsa në “Loro Boriçi” kërkojnë të arrijnë fitoren që është mëse e realizueshme.
Fatos LAMAJ