Turi i dytë eliminator i Conference League do të jetë vitrina kryesore e Superiores ku Partizani në orën 18:00 dhe Egnatia në 20:45 do të jenë skuadrat e vetme shqiptare, të cilat do të kërkojnë kualifikimin për më tej.
Në orën 18:00 në “Mikheil Meskhi Stadium” në Tbilisi të Gjeorgjisë Partizani sfidon Iberia 1999. Një sfidë shumë e rëndësishme për të kuqtë që do të kërkojnë fitorën në transfertë për të qenë më afër kalimit në fazën tjetër.
Në orën 20:45 do të jetë Egnatia ajo që do të marrë vëmendjen në Conference League. Rrogozhinasit do të sfidohen me Vikingur Rekjavik në stadiumin “Víkingsvöllur”. Kampionët e Shqipërisë do të synojnë një rezultat pozitiv në këtë turne për të shpresuar deri në fund në kalimin në fazën tjetër.
Fatos LAMAJ