Ekipi i Kinës ka mundur në finalen e qitjes (karabinë 10 metra, ekipe të përziera) skuadrën e Koresë së Jugut. Me këtë sukses përfaqësuesja kineze merr të artën e parë në Paris 2024.
Siç dihet në vitet e fundit delegacioni kinez është përfaqësuar mjaft mirë në Lojrat Olimpike. Huang Yuting dhe Sheng Lihao kanë shkruar me të artë emrin e tyre në këtë disiplinë.