Saturday, November 23, 2024

Përfundon Kampionati Europian i U-18 në basketboll për meshkuj. Azerbajxhani fitues, Shqipëria e treta – Nga FATMIR POPJA

Lexo

Përfundoi  me sukses të plotë në ” Pallatin e Sportit ” Tomorr Sinani ” në qytetin e Elbasanit  Kampionati Europian i Basketbollit për moshat U-18, Divizionin C për meshkuj. Falë organizimit të shkëlqyer nga K.S Elbasani me drejtues Artin Kovaçin në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe FSHB u arrit që gjithçka të shkonte shumë mirë nga fillimi deri në fund.

Organizatorët ju shprehën mirënjohjen e tyre edhe punonjësve të palodhur të Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani” si edhe vullnetarëve që kontribuan në ecurinë e këtij aktiviteti gjatë ditëve të zhvillimit të tij  duke e bërë një event të paharrueshëm për të gjithë opinion sportiv .Në këtë kampionat morën pjesë shtatë përfaqësuese, Shqipëria , Luksemburgu, Armenia, Moldavia, Azerbajxhani, Gjibraltari dhe San Marino. Mbrëmjen 28 Korrikut u zhvillua ceremonia e  mbylljes së këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar  ku u vlerësuan sportistët dhe ekipet më të mira.

Ndeshja e parë e europianit U-18 ishte ajo midis Shqipërisë dhe Luksemburgut e cila u mbyll me fitoren e kundërshtarëve të Kuq e Zinjve 82-84. Ndërsa në ndeshjen e fundit Shqipëria mundi Armeninë 79-53 duke dominuar plotësisjt lojën të cilën e kryesoi  vazhdimisht.

Gjatë këtij Kampionati Kuq e Zinjtë zhvilluan lojëra cilësore dhe treguan nivel të mirë përballë kundërshtarëve të tyre të cilët kishin në ekipet e tyre sportistë mjaft shtatlartë dhe tepër cilësore.Ekipi i Azerbajxhanit shkëlqeu në të gjitha ndeshjet dhe me meritë u rendit i pari, i dyti Luksemburgu ndërsa Shqipëria e treta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img