Friday, November 22, 2024

Lojrat Olimpike “Paris 2024”-Atleti shkodran Franko Burraj i dyti 100 m në baterinë 3 dhe vendos rekord personal. Më pas, në garë për raundin e parë, renditet i shtati në baterinë 4 duke u eleminuar nga vazhdimi i konkurimit

Lexo

Atletika shqiptare ka nisur sot konkurimin në Lojrat Olimpike Paris 2024, ku i pari ka qënë shkodrani Franko Burraj, i cili ka garuar në 100 metër, pjesë e  baterisë së 3 paraeliminatore. Sprintieri kuqezi përfundon i dyti  me kohën 10.60.

Në debutimin e tij në Olimpiadën e parë të karrierës atleti shqiptar vendos edhe kohën e tij më të mirë personale në karrierë. Me këtë rezultat, Franko Burraj, arriti të kualifikohet duke mundur në fotofinish atletin nga Taxhikistani Muzrapov.

Një rezultat i tillë është pritur mjaft mirë nga drejtuesit e delegacionit sportiv shqiptar si dhe Federata Shqiptare e Atletikes, edhe për faktin se Franko Burraj bëri të mundur kualifikimin për herë të parë të një atleti djalë kuqezi në Lojrat Olimpike. Ndërkohë, për t’u theksuar është edhe edhe përmirsimi i kohës së tij personale në 100 metër me kohën e re 10.60.

Paraqitja mbresëlënëse e atletit shkodran Franko Burraj në Lojrat Olimpike “Paris 2024” vjen pas një punë këmbëngulëse dhe profesionale zhvilluar së bashku me trajnerin e tij personal, Bruno Rrotani, që çuditërisht nuk është bërë i mundur të përfshihet në listat e delegacionit sportiv shqiptar në Paris për të udhëhequr konkurimin e sportistit të tij Burraj.

Në vijim, Burraj pasi kaloi me sukses raundin paraeliminator, duke regjistruar kohën 10.60, zbriti në pistë për Raundin 1, aty ku shënoi kohën 10.66, rezultat që e renditi të shtatin në Baterinë 4 dhe që nuk mjaftoi për t’i dhënë kualifikimin, duke e mbyllur këtu rrugëtimin në “Paris 2024”. 25-vjeçari la pas vetëm polakun Ëdoëik (11.53) ndërsa për më tej në këtë bateri u kualifikuan xhamajkani Seville (9.99), japonezi Sani Broën (10.02) dhe tajlandezi Boonson (10.13).

Gjithsesi, paraqitja shkodran konsiderohet mjaft pozitive dhe atletika shqiptare duhet të krenohet me paraqitjen dinjitoze në Lojërat Olimpike të Parisit të këtij djaloshi të talentuar që premton shumë për të ardhmen.

Ajo, që duhet theksuar është fakti se Burraj është i specializuar në garën e 400 metrave, aty ku mban edhe rekordin kombëtar, teksa garoi në 100 metra në Paris duke qenë se shkoi me ftesë në Olimpiadë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img