Friday, September 20, 2024

(Video) Trajneri Brdariç, i kënaqur me testin brenda familjes kuqeblu. Vlerësime edhe sulmuesin malazez Danin Taloviç, mund të provohet edhe në miqësoren me Laçin

Lexo

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes miqësore, Vllaznia B-Vllaznia U21, e cila përfundoi me fitoren e kuqebluve të B-së me rezultatin 2 me 1, trajneri Thomas Brdariç, është shprehur i kënaqur për zhvillimin e kësaj ndeshje, të cilën e ka konsideruar si mjaft pozitive për të parë nga afër ecurinë e lojtarëve të tij të stolit, por në të njëjtën kohë edhe elementët që luajtën në radhët e U21-shit, tek të cilët kishte edhe elementë nga Vllaznia U19.

Duke folur për futbollistët e skuadrës së parë që përbënin Vllazninë B, Brdariç vlerësoi lojën e tyre por pa u ndalur në emra konkretë.

Ndërkohë, i pyetur për sulmuesnt malazez  Danin Taloviç, i ardhur për provë në radhët e Vllaznisë, Brdariç, tha se ka cilësi të mira, por pa arritur të thotë vendimin e tij përfundimtar për të. Me sa la të kuptohej, Taloviç pritet të jetë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme pjesë e përgatitjeve të skuadrës, duke i dhënë mundësi që të luajë edhe në miqësoren e e fundjavës së shtunë ndaj Laçit, atëherë kur stafi do të vendosë përfundimisht për të.

Sa i takon ndryshimeve që ka bërë në formacionin e parë në miqësoren me Teutën, Brdariç tha se do të vijojë të ketë të tilla edhe ndaj Laçit, kjo ndër të tjera edhe për arsye të problemeve fizike të disa futbollistëve titullarë, por me shpresë që deri në ditën e startit të sezonit me datë 1 gusht ndaj Partizanit, skuadra të jetë sa më e kompletuar.

(Video) Prononcimin e plotë në video të trajnerit Thomas Brdariç, dhënë menjëherë pas miqësores me Vllazninë U21, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img