Friday, November 22, 2024

Ndarja nga jeta e, Rexhep Sinanit, babait të zëvëndëstrajnerit të Vllaznisë, Vioresin Sinani, gjyqtari i futbollit Mhill Shkëmbi: Ishte nje shok e mik i mirë i joni, korrekt, i rregullt, fisnik e mbi të tana një familjar model!

Lexo

Komuniteti shkodran, dhë së bashku me të edhe ai sportiv, ka marrë një lajm të hidhur pasditen e së enjtes, kur ka mësuar ndarjen nga jeta në moshën 78 vjeçare të Rexhep Sinanit, babait të ish futbollistit dhe sot zëvendëstrajnerit të Vllaznisë, Vioresin Sinani.

Përpos të qënurit babai i një legjende të futbollit shkodran dhe më gjërë, Rexhep Sinani, ka pasur një emër shumë të nderuar në qytetin e Shkodrës, që në kohën kur ai punonte në Ndërmarrjen e Bonifikimit, dhe deri në vitet e pensionit, ku krahas kontributit të dhënë në rritjen dhe përkujdesjen e e djalit të tij në rrugën e bukur të futbolli, si dhe të qënurit e një qytetari model, ka spikatur edhe si një tifoz shumë i thekur i Vllaznisë.

Krahas të tjerëve, ndarjen nga jeta të Rexhep Sinanit, e ka përjetuar keq edhe arbitri i njohur i futbollit, Mhill Shkëmbi, i cili ka pasur një njohje shumë të afërt me të ndjerin Sinani, gjë që e shpreh në një postim të tijin në rrjetet sociale duke vënë në dukje vlerat shumë pozitive të mikut dhe kolegut të kahershëm të tij, Rexhep Sinani.

“Mos, lajm i hidhur. Po me vjen shume keq. Ishte nje shok e mik i mire i joni, korrekt, i rregullt, fisnik e mbi te tana nje familjare model. Punuam shume vite bashke ne Ndermarrjen e Bonifikimit, ne nje zyre, ndame veshtersi, por edhe shume kenaqsi bashke,i shte i dashur e shume komunikus me te gjithe. Dashamires i sportit e i futbollit ne veçanti. E andrronte qe Viori te bahej futboĺlist dhe u ba suport e mbeshtetes i Tij dhe kurre nuk “krenohej” me rezultatet e Tij, ndonse ai u ba sulmusi ma i mire e ma rezultativ ne Shqipri . Pushosh ne paqe miku e shoku jone Rexhep Sinani. Ngushllimet ma te veçanta per bashkeshorten model, djemte e  gjithe trashigimtaret e te afermit,  per shoket e miqt e Tij te shumte. Lamtumire mik!”, shkruan veterani i arbitrimit, Mhill Shkëmbi.

Veriu Sport, i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes “Sinani” për humbjen e njeriut të tyre të afërt, si dhe komunitetit të tifozëve kuqeblu për humbjen e një emri dhe figure shumë të nderuar e plotë kulturë në mbështetjen e vazhdueshme në vite të Vllaznisë, që ai aq shumë e dashuronte.

Pushofsh në paqe, Rexhep!

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img