Saturday, November 23, 2024

KF Shiroka me një superlajm! Prezantohet bordi drejtues, me emra të njohur ish futbollistësh shkodranë: Behar Berdica, Isa Sukaj, Fatmir Paçrami, Fatmir Axhani, dhe Ferit Borshi

Lexo

KF Shiroka nuk din të ndalet. Grupi nismëtar i formimit të klubit me në krye Ergi Axhanin ka ecur me hapa të shpejtë të drejtim të organizimit të klubit më të ri në qytetin e Shkodrës. Pas zyrtarizimit në organet juridike me logon përkatëse KF Shiroka dhe regjistrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit duke u bërë pjesë e skuadrave që do të konkurojnë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Tretë, ka ardhur menjëherë përzgjedhja dhe prezantimi i drejtorit sportiv, Dimitrios Kanakis, një nga emrat e njohur të futbollit grek, si futbollist dhe si trajner.

Ndërkohë, goditja e radhës, që konsiderohet një super lëvizje në strukturat e klubit shirokas është përzgjedhja e Bordit Drejtues të këtij klubi. Prezantimi i bërë mbrëmjen e së premtes në një nga sallat e Grand Hotel Europa, ku edhe është edhe selia e këtij klubi, ka bashkuar në foto emra shumë të njohur të futbollit shkodranë në vite, duke filluar me Behar Berdicen, një ish futbollist, dhe aktualisht ndër biznesmenët më të suskesshëm në rajonin Shqipëri-Kosovë, e më tej, dy-tre vitet e fundit sponsor edhe i KF Suhareka në Kosovë.

Më pas, kemi të bëjmë me Isa Sukajn, Fatmir Paçramin, Fatmir Axhanin, dhe Ferit Borshin, ish futbollistë kampion me Vllazninë, të cilët përbëjmë sektorin teknik.

“Për KF Shiroka kjo e sotmja është një ditë e shënuar, pasi ekipit tonë i janë bashkuar si pjesë e bordit drejtues, disa prej legjendave të sportit shqiptar. Krenari dhe privilegj t’i kemi pjesë të rrugëtimit tonë, për të përfituar maksimalisht nga përvoja e tyre. Besimplotë se do t’i japin skuadrës vlera të jashtëzakonshme, duke e bërë më të lehtë misionin tonë në futbollin shqiptar. Mirësevini: Behar Berdica, Isa Sukaj, Fatmir Paçrami, Fatmir Axhani, dhe Ferit Borshi!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Shiroka, duke mos fshehur kënaqësinë e ecurisë pozitive në formatimin e klubit, dhe duke lënë të kuptohet se në ditët në vazhdim, njoftime të tjera edhe më lumturuese do të ketë për KF Shiroka, i cili i ka vënë vetes detyrë që shumë shpejt, duke kaluar me radhë fazat kualifikuese të kampionateve siç e kërkon rregullorja e FSHF-së, nga kategoria e tretë, të kalojë në të dytën, të parën, për të mbërritur në Superiore, me synimin që krahas Vllaznisë, qyteti i Shkodrës të luajë me dy ekipe në elitën e futbollit shqiptar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img