Jo vetem shifrat e pastra të fitores 3 me 0 ndaj Tërbunit, ekipit më pretendent të grupit A të kategorisë së dytë, por edhe me nivelin cilësor që shfaqen në fushën e lojës, Basania FC, e ardhur nga kategoria e tretë, dha sinjale të drejtpërdrejta duke paralajmëruar një sezon shumë pozitiv.
Ndaj, me të drejtë, trajneri i bushatasve të Basanias, Haris Lika, do të shfaqej i kënaqur me skuadrën e tij. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Lika shfaqet modest duke thënë se ishte vetëm një ndeshje miqësore, por nga ana tjetër nuk nguron të vlerësojë futbollistët e tij, me të cilët synon që në mbyllje të kampionatit të jetë në treshen e parë të renditjes për të siguruar një vend në fazën Play Off.
Haris Lika ka qënë edhe më herët pjesë e kësaj skuadre, pati një shkëputje, ndërkohë kohore, ndërkohë që në këtë rikthim të dytë, vlerëson presidentin Ermir Shimaj për besimin që i dha në drejtimin e skuadrës.
Në vijim, Lika flet edhe blerjet e reja, duke u ndalur edhe tek Alsid Tafili, për të cilin bëri të ditur se e ka mbyllur marrëveshjen me presidentitn Ermir Shimaj, një futbollist ky me përvojë, të cilit i ka besuar shiritin e kapitenit të skuadrës.
Tekniku Haris Lika, komentoi gjithashtu edhe deklaratën e homologut të tij te Tërbuni, Sinan Bardhi që nuk e shikon Basanian rivale. Për këtë, Lika tha se fusha e lojës tregoi ndryshe në këtë ndeshje, ndërkohë që ka bindjen e plotë se një gjë të tillë do ta paraqesin edhe në ndeshjet zyrtare për të shkuar tek objektivi i fazës Play Off.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Basania, Haris Lika, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE, duke klikuar në likun e mëposhtëm.