Monday, November 25, 2024

Teuta dhe Edi Martini e nisin me fitore kampionatin. Durrsakët mundin me përmbysje Bylisin 2-1. Vendosin golat e veteranit Emiljano Vila

Lexo

Teuta dhe trajneri i saj, shkodrani Edi Martini, e kanë nisur këmbë të mbarë kampionatin e futbollit, Abissnet Superiore. Skuadra durrsake, që përpos teknikut Martini kishte në formacionin titullar edhe dy shkodran të tjerë, si Arsid Kruja dhe Antonio Marku, mori një fitore të merituar duke mundur mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Niko Dovana” Bylisin me rezultatin 2 me 1.

Ndonëse në minutën e 14-të u gjendën në disavantazh 0-1 falë golit të shënuar nga Uallison, Teuta gjeti forca të barazojë shumë shpejt me veteranin Emiljano Vila që në minutën e 20-të.

Në barazim, 1 me 1 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që e dyta pati momente emocionuese. Durrsakët ishin më shumë të impenjuar për të gjetur golin e avantazhit, ndërkohë që miqtë nga Ballshi arrijnë ta gjejnë një të tillë, por për anësori që ngfriti menjëherë flamurin për pozicion jashtë loje, si dhe më pas nga verifikimi në sistemin VAR, ai bëhet i pavlefshëm.

Momenti më dramatik i të gjithë ndeshjes i përket minutës së parafundit, atë herë kur Ari Kruja ekzekton mjeshtrisht një goditje dënimi, e cila me këmbënguljen e durrsakëve është sërishmi Emilani Vila që godet saktë drejtpërdrejt në rrjetën ballshiote.

6 minutat shtesë të akorduara nga arbitri nuk ndryshojnë asgjë, duke mbajtur në fuqi rezultatin, 2 me 1 në favor të Teutës, e cila i gëzohet tre pikëshit të parë që në javën e parë të kampionatit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img