Thursday, November 14, 2024

Partizani-Vllaznia, gjykohet nga ndërkombëtari Enea Jorgji. Sot, ora 20:00, në “Arena e Demave”

Lexo

Bilbili që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e sotme, Partizani-Vllaznia, takim që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit duke filluar nga ora 20:00, është ai i ndërkombëtarit, Enea Jorgji. Një arbitër ky që edhe gjatë sezonit të kaluar ka gjykuar një pjesë të mirë të ndeshjeve të Vllaznisë.

Së bashku me elbasanasin Jorgji, në këtë ndeshje gjykojnë edhe dy anësorët, tiranasi Denis Rexha dhe lezhjani Ridiger Çokaj. Gjyqtar i katërt është durrsaku Florjan Lata.

Në sistemin VAR dhe AVAR janë caktuar Emanuela Rusta dhe  Erjon Bylykbashit, që të dy nga Elbasani. Ndërkohë në rolin e delegatit dhe vëzhguesit janë, Eduard Gjini dhe Klajdi Kola nga Tirana.

Trupa gjykuese e ndeshjes, Partizani-Vllaznia

Arbitër kryesor:Enea Jorgji(Elbasan)

Asistent 1:Denis Rexha(Tiranë)

Asistent 2:Ridiger Çokaj(Lezhë)

Arbitër i 4:Florjan Lata(Durrës)

Var:Emanuela Rusta(Elbasan)

Avar:Erjon Bylykbashi(Elbasan)

Delegat:Eduard Gjini(Tiranë)

Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img