I rritur në Suedi ku jeton familja e tij prej vitesh, Elmando Gjini ka shfaqur talentin e tij me ekipet e moshave të atjeshme duke mbërritur shumë shpejt edhe në nivelet e larta, jo vetëm në Suedi, por edhe në Itali nga ku më pas duke qënë edhe titullar i kombëtares U19 dhe U21, transferohet në Superioren shqiptare duke veshur uniformën e Teutës së Durrësit. Besimi që i dha trajneri shkodran Edi Martini qëri që ai të ishte ndër më të spikaturit e kampionatit shqiptar në rolin e qëndërmbrojtësit. Dhe, tashmë merkato e kësa vere e zyrtarizpn tek skuadra më e mirë e kampionatit kosovar, kampionia e Ballkanit. Nga prezantimi në zyrat e kluibit dhe direkt në fushën stërvitore nën drejtimin e trajnerit tiranas, Ilir Daja, aty ku gjen edhe dy shkodran të tjerë, Geralb Smajlin dhe Uheid Hoxhën.
Tifozë të dashur,
Skuadra nga dita në ditë po plotësohet e po komponohet!
Për t’i ndjekur objektivat tona ashtu siç na takon, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kampionëve të Republikës së Kosovës, iu është bashkuar edhe një futbollist kualitativ.
Mbrojtësi 21 vjeçar, Elmando Gjini, tashmë është veshur portokall e zi
Lojtari që mbron ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë, së fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, skuadër me të cilën FC Ballkani ka arritur marrëveshje për blerjen e kartonit të tij.
Me futbollistin që karrieren te grupmoshat e reja e ka zhvilluar te disa skuadra evropiane, ndër to Genoa e Bologna të Serie A, kemi nënshkruar kontratë 4 vjeçare.
Klubi i dëshiron mirëseardhje shkodranit, duke i uruar suksese drejt arritjes së synimeve tona të përbashkëta.
Na priftë e mbara!