Friday, September 20, 2024

(Video) Beach Soccer-Shkodër 2024. Nis në Kompleksin e Plazhit “California” të Velipojës Turneu i parë i futbollit në rërë. Ekipi Velipoja.V me trajner Besnik Ndoj, pretendet për fitimin e trofeut

Lexo

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Futbollit janë organizatorët e kampionatit të futbollit në rërë, Beach Soccer – Shkodër 2024, i cili është edhe turneu i parë ndërkombëtar i këtij lloji që zhvillohet në Shqipëri pranë plazhit të Velipojës.

Me pjesëmarrjen e tetë ekipeve nga të gjitha trevat shqiptare dhe vendet fqinje, ndeshjet e ditës së parë të zhvilluara në fushën e kompleksin të Plazhit “California”, rruga 5-6 Velipojë, dita e parë e aktivitetit ka dhuruar emocione, adrenalinë dhe argëtim.

I monitoruar nga specialistët e sportit pranë zyrës së sportit të Bashkisë Shkodër, Alban Hasani dhe Merkid Petani, gjatë ditës së parë janë zhvilluar tre ndeshje me nga tre pjesë, 3×10 minuta, ku sipas organizatorëve figurën më të mirë e ka bërë ekipi Velipoja.V, i drejtuar nga trajneri Besnik Ndoj, ekip ky që konsiderohet si pretendenti kryesor për fitimin e trofeut.

Ashtu si edhe aktiviteti i mëparshëm zhvilluar po në Velipojë me kampionatin e volejbollit në rërë, edhe tashti me kampionatin e futbollit në rërë, një pjesë e mirë e shikuesve janë pushues të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë ndjekur me shumë vemendje ndeshjet në fjalë.

Sipas programit të hartuar, ndeshjet e Beach Soccer – Shkodër 2024 që po zhvillohen në kompleksin e Plazhit “California”-Velipojë, do të jenë për tre ditë me radhë, ku ditën e dielë është planifikuar organizimi i ceremonisë së mbylljes dhe dorëzimi i trofeut për ekipin fitues.

(Video) Pamje nga ndeshjet e ditës së parë të Beach Soccer – Shkodër 2024 që po zhvillohet pranë kompleksit të plazhit “California”, rruga 5-6, Plazhi Velipojë.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img