Friday, September 20, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Suprizon Burreli i trajnerit Bicaj, sfidon në transfertë Flamurtarin e milionave të trajnerit italian, Andrea Agostineli

Lexo

Kategorinë e Parë ka nisur sot me javën e parë të kampionatit, me 6 duelet të luajtura të gjitha në të njëjtën orë. Sfida më e rëndësishme e kësaj jave është konsideruar ajo e luajtur në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, ku ekipi vendas i konsideruar pretendenti kryesor të vendin e parë ka pritur Burrelin.

Një ndeshje kjo që ka nisur në mënyrën më të mirë për vendasit e drejtuar nga trajneri italian Andrea Agostineli, të cilët kalojnë në avantzh me autor Fernandon në të 21-tën minutë. Avantazh ky që la të kuptohej se me të vertetë Flamurtari i milionave të presidentit Sinan Idrizi do të jetë ashtu siç ato e kishin reklamuar në priudhën e pragkampionatit.

Por, nuk ka vonuar dhe matjanët e drejtuar nga trajneri i ri dhe me plot ambicje, Ditmar Bicaj kundrapërgjigjen me supergolin e shënuar nga Ferruku në të 30’ që mbyll pjesën e parë në barazim, 1-1.

Në pjesën e dytë pritej një reagim i Flamurtarit për të gjetur golin e avantazhit, por ndodh e kundërta, kur matjanët godasin përsëri me një gol të tjetër të dytë me autor Hotin në të 50’. 1 me 2 për Burrelin, rezultat që nuk ndryshon deri në fund të takimit duke fiksuar fitoren e merituar të matjanëve, të cilët e nisin kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme teksa mundin ekipin e Flamurtarit, në organikën e të cilit këtë sezon figurojnë emra të njohur të futbollit shqiptar, si dhe futbollistë të huaj,

 

Në sfidën mes Vorës dhe Apolonisë, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 2, gjithçka u vendos në pjesën e parë nga një gol i shënuar nga Kasalla në minutën e 32-të, që i dhuroi tri pikë skuadrës vendase në këtë javë të parë.

Në ndeshjet e tjera, Vora mund Apoloninë me golin e shënuar nga Kasalla në të 32’, Besa fiton në transfertë përballë Valbonës me rezultatin 2-0, Pogradeci i drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj ka mposhtur me rezultatin 3-1 Kastriotin, fiton edhe Kukësi, 1-0 përballë Erzenit, ndërkohë që sfida në mes Korabit dhe Lushnjës është mbyllur në barazim, 0 me 0.

Rezultatet e Javës së Parë të kategorisë së parë

Flamurtari-Burreli(RTSH Sport) 1-2

Shënues: Fernando 21’/Ferruku 30′, Hoti 50′

Vora-Apolonia(RTSH2) 1-0

Shënues: Kasalla 32′

Kukësi-Erzeni 1-0

Shënues: Beshiraj 78′

Valbona-Besa 0-2

Shënues:  Oliveira 64′, Farruku 74′ (autogol)

Korabi-Lushnja 0-0

Pogradeci-Kastrioti 3-1

Shënues: Panadic 24′, Pengu 72′, Pius86’/ Ajazi 76′

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img