Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër po organizojnë për herë të parë kampionatin e futbollit të plazhit, nën kujdesin e Departamentit të Futbollit Amator në FSHF.
Në kampionatin që po zhvillohet në Velipojë morën pjesë 8 ekipe, teksa sot u luajtën edhe dy takimet gjysmëfinale, Lyon-Nord Albania dhe Velipoja—Basania.
Velipoja – Lyon është finalja e madhe e këtij edicioni në kampionatin e futbollit të plazhit. Ndeshjet gjysmëfinale dhuruan emocion dhe ishin të luftuara deri në fund.
Koha e rregullt e ndeshjes Velipoja – Basani përfundoi në barazim 3-3, ndërsa skuadra e Velipojës avancoi më tej vetëm falë penalltive.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale Lyon – Nord Albania përfundoi me fitoren e skuadrës së Lyon 3-2. Finalja e madhe e futbollit të plazhit do të zhvillohet nesër në Velipojë në orën 10:00.
Ekipi fitues do të ngrejë lart trofeun e këtij kompeticioni, si dhe do të marrë premion e përcaktuar prej 1000 Euro.
(Video) Pamje nga ndeshjet e ditës së parë për kampionatin e futbollit të plazhit-Beach Soccer që po zhvillohen në plazhin e Velipojës-Shkodër