Saturday, November 23, 2024

Start fantastik për Ditmar Bicajn. Debutimin në pankinën matjane e nis me fitore. Sfidon kolegun e tij italian Asgostineli të Flamurtarit vendas

Lexo

Deri vonë luante në Vlorë, tashti kthehet në qytetin bregdetar si trajner i një ekipi modest siç është Burreli duke arritur një sukses që askush nuk e priste përpara ndeshjes. Një start fantastik për shtatlartin që ashtu siç ka bërë mjaft mirë në karriren e tij si futbollist, të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe tashti si trajner. Fitoren me rezultatin 1 me 2 në transfertën vlonjate për  javën e parë të Kategorisë së Parë duke sfiduar kolegun e tij Italian Agostineli, Bicaj e ka përjetuar me emocione.

Duke folur për RTSH Sport, menjëherë pas ndeshjes, Ditmar Bicaj shprehet mjaft i lumtur për fitoren, por ndërkohë kërkon të ulë euforinë në radhët e skuadrës pas këtij suksesi të javës së parë arritur në transfertën e Vlorës.

“Nuk e mendova të vështirë në short, më mirë që luajmë me Flamurtarin në javën e parë, do të ishte më shumë e vështirë në javët e tjera. Ekipet që bëjnë shumë afrime, duan pak kohë. Nuk kisha menduar 3 pikë të jem i sinqertë, por kisha menduar të dilja me pikë nga Vlora. Ishte një dhuratë, jam shumë i lumtur.

Lista e lojtarëve është mbyllur. Këta janë lojtarët që kemi zgjedhur. Janë djem besnikë që stërviten mirë. Ka individë që mund të bëjnë më mirë në të ardhmen. Ekipi e ka me shumë pasion futbollin.

Kemi 1 muaj që Ferrukun e përdorim në këtë pozicion. Sot ka bërë një ndeshje fantastike, komplimente jo vetëm atij, por të gjithë ekipit.

E njihja Flamurtarin deri në detaje. Kam marrë të dhëna nga njerëzit edhe në miqësoret që ka zhvilluar Flamurtari. I dija lojtarë çfarë veçorish kanë. Gjatë gjithë kësaj jave i kam bezdisur lojtarët me vidioanalizën.

Objektivat i kam deklaruar, tek 6 më të mirat. Në qoftë se deri vjet kishte dhimbje koke, sepse Burreli ishte për mbijetesë. Këtë vit e formatuam ekipin në 70 %. Kërkojmë nga ekipi që të jemi tek 6 më të mirat.

Frika imë më e madhe është vetëkënaqësia. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Në 9 të mëngjesit kemi seancën stërvitore”, u shpreh Bicaj.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img