Bylis-Dinamo 1-0(Shënues Bruno 100’)
Nga “Ferri në Parajsë”, është kjo ajo mund të komentohet për atë çfar ndodhi në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ku miqtë dinamovitë arritën të shënonin dy gola, përkatësisht në 37’ me anë të Gudiabi dhe 83’ Qardakun, por që anulohen nga sistemi VAR, ndërkohë që në 95′ Bregu shpërdoron një penallti të dhënë në favor të Dinamos duke e dërguar topin mbi tra.
Dhe, menjeherë pas këtyre episodeve, kur Dinamo ishte fare pranë marrjes së tre pikëve në transfertë, në limitin e krejt takimit vendasit shënojnë në minutën e 100-të golin e fitores me aut or Bruno.
Në këtë mënyrë, pas humbjes së javës së parë në transfertën e Durrësit, Bylis merr tre pikët e para në kampionat, ndërkohë që Dinamo, pavarësisht momenteve të mira në fushën e lojës, ngec përsëri duke regjistruar humbjen e dytë radhazi.