Pas çiftit Peja-Vllaznia që u fituan nga pejanët me rezultatin 90-73, Liga Unike e basketbollit për meshkuj, aktivitet ky i organizuar në bashkëpunim të dy federatave respektive, Shqipëri-Kosovë, sot është luajtur ndeshja e dytë, e cila ka ballafaquar dy skuadra të kampionatit shqiptar, Goga Basket-Tirana. Një përballje kjo e dyluftuar nga dyja skuadrat që përgjithësisht u shoqërua me rivalitet, por që në fund triumfoi skuadra durrsake e Goga Basket me rezultatin 76:67.
Referuar ecurisë së takimit, Goga Basket fitoi periodën e parë me shifrat 25:12, të dytën 23:15, humbi të tretën 10:26 dhe fitoi të katërtën 18:14 dhe të gjithë ndeshjen 76 me 67. Lojtarët më të mirë të ndeshjes ishin Endrit Hysenagolli i Goga Basket që shënoi 15 pikë dhe Erin Hasani i Tiranës me 12 pikë.
Pas kësaj fitoreje, Goga Basket shkon në gjysmëfinale me Golden Eagle Ylli që mundi Sigal Prishtinën ditën e sotme. Ndeshjet çerekfinale zhvillohen në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 Prill në Durrës.
Kalendari dhe orari i ndeshjeve në Durrës
E mërkurë
19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli
Gjysmëfinalet dhe finalet
13 Prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja
19:00 Gjysmëfinalja e dytë:
14 Prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe