Friday, April 19, 2024

KF Shkodra me 3 futbollistë në seleksionimin e Kombëtares U-19

Lexo

Në seleksionim që Kombëtarja shqiptare U-19 e drejtuar nga trajneri shkodran Armando Cungu që zhvilloi sot në Kamëz ishin edhe tre pjesëtar të KF Shkodra. Bëhet fjalë për Augen Hasani, Alsi Gjelaj dhe Resli Zaganjori, futbollistë këto të datëlindjes 2004, të cilët gjatë ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar kanë bërë një figurë shumë të mirë sportive. Prania e kësaj përfaqësie nga KF Shkodra në grumbullimin seleksionues të kombëtares kuqezi U-19 është tregues i punës së mirë që bëhet aktualisht në ekipet e moshave të këtij klubi. Ndërkohë, duhet theksuar se KF Shkodra prej vitesh spikat në përgatitjen e futbollistëve të rinjë cilësor, një pjesë e të cilëve luajnë me sukses në futbollin shqiptar dhe jo vetëm, sepse ka prej atyre që luajnë edhe me kombëtaren e madhe, por edhe në kampionatet e huaja europiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img