Ndeshja e parë e Vllaznisë së futbollit të femrave që bëjnë pjesë në grupin 2 raundi i parë “UEFA Women’s Champions League” do të luhet sot duke filluar nga 16:0 në stadiumin Stadiumi “Ramaz Shengelia” Kutaisi të Gjeorgjisë. Vllaznia kampione e Shqipërisë do të ketë përballë skuadrën vendase, kampione e Gjeorgjisë, WFC Lanchkhuti.
Në pritje të kësaj ndeshje, futbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri Nikolin Leka kanë zhvilluar pasditen e djeshme seancën e fundit stërvitore në Kutaisi, dhe sot janë gati për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.
Formacioni i mundshëm Vllaznia pritet të fillojë ndeshjen është ky: Hyska, Ramadani, Bajraktari, Mustard, Curri, Franja, Berisha, Preosley, Doçi, Borçi, Jones.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Nikolin Leka por edhe presidenti Lazër Matija, janë shprehur optimist për rezultat pozitiv, që do të thotë se me një fitore të kësaj ndeshje, Vllaznia kualifikohet në finale e grupit për t’u ndeshur me fituesen e çiftit tjetër, St. Polten (Austri)- Neftçi (Azerbajxhan).